Aplikacion
Opozita akuzoi shumicën parlamentare se kaloi projektligjin që i hap rrugën Gjinushit të vijojë punën në krye të Akademisë së Shkencave në fshehtësi dhe ilegalitet, në shkelje të rregullores.
Por socialistët pretendojnë se mbledhja ishte e rregullt dhe me kërkesë të ¼ së deputetëve.
Për rastin në fjalë reagoi edhe Akademia e Shkencave, pasi u miratua projektligji në komision.
Në “Facebook”, Akademia e Shkencave akuzoi opozitën se po tenton puçe, duke shtuar se rregullat e funksionimit i përcakton vetë institucioni dhe se politika nuk mund të marrë pjese aty.
Reagimi i plotë i Akademisë së Shkencave:
Miratohet projektligji për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik voton ndryshimet
#AShSh
#KomisioniiEdukimitdheMjetevetëInformimitPublik
Miratohet në komision vullneti i shprehur nga 53 anëtarë të Asamblesë, me vendimmarrjen e saj të dates 5 korrik 2023 dhe opinionin mbështetës të datës 7 korrik.
Dështon bllokimi i paligjshëm i procedurës nga kryetarja e komisionit për të mos lejuar votimin.
Shumica vendos me votë dhe nuk ka nevojë për puçe. Puçe bëhen nga pakicat e dhunshme, duke shkelur parimet bazë të demokracisë.
Asambleja e Akademisë së Shkencave i përcakton vetë rregullat e funksionimit të saj, nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj.
Organet drejtuese të ASHSH i zgjedh Asambleja me votë, jo ligji.
Ndërhyrje politike është bllokimi i vullnetit të Asamblesë, jo votimi e mbështetja e tij.
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?