Aplikacion
Guvernatori i Krimesë, vendit të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, njoftoi mbylljen e urës këtë të hënë. Ndërkohë Rusia fajësoi Ukrainën lidhur me shpërthimin. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Kievi zyrtar qëndron pas sulmit teksa ka pretenduar se shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike i kanë ofruar ndihmë.
Nga ana tjetër, autoritetet në Ukrainë nuk kanë dhënë asnjë konfirmim për shpërthimin. Por burimet të ndryshme bënë me dije se banorët dëgjuan shpërthime para agimit.
Ky incident vjen në një kohë kur presidenti rus, Vladimir Putin ka kërcënuar se do të përdorë bomba thërrmuese nëse Ukraina sulmon ushtarët rusë me të njëjtat bomba që ka marrë nga SHBA.
Shpërthimi vjen në një kohë kur presidenti rus, Vladimir Putin ka kërcënuar se do të përdorë bomba thërrmuese nëse Ukraina sulmon ushtarët rusë me bombat që ka marrë nga SHBA-ja.
Këto lloj bombash, të cilat lëshojnë një numër të madh granatash më të vogla në një zonë të gjerë, janë të ndaluara në mbi 100 vende, por sipas Putin, Rusia ka një “magazinë të mjaftueshme me to”.
“Sigurisht, nëse ato përdoren kundër nesh, ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime reciproke“, tha Putin në një intervistë televizive.
1.4miliardë € projekti në Sazan/ Jared Kushner merr statusin e investitorit strategjik