Aplikacion
Me përjashtim të Vllaznisë që u mposht në Irlandën e Veriut nga Linfield, Partizani, Tirana dhe Egnatia arritën rezultat të kënaqshëm.
Lidhur me prezantimin e tyre në Europë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka i përgëzoi përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook.
Duka ka besim se ekipet e kampionatit tonë do të arrijnë ta kapërcejnë këtë tur.
“Dëshiroj ti uroj shumë suksese skuadrave tona në Champions & Conference League, në nisje të javës që i çon te ndeshjet e kthimit. Me mbylljen e ndeshjeve të para, ku patën mundësi të njohin më mirë kundërshtarët, jam besimplotë se skuadrat tona do të arrijnë të sigurojnë kalimin për më tej. Kanë të gjithë potencialin dhe cilësitë për tu përballur si të barabartë e të nderojnë futbollin tonë në arenën ndërkombëtare. Suksese”, shkruan Armand Duka. /zoom.al/