Aplikacion
Në fjalën e të gjatë dedikuar pasojave të kësaj reforme, Rama tha: “E kam ditur çfarë them e kam ditur se çfarë vjen”. Dhe ajo çfarë erdhi ishte arrestimi i disa ministrave dhe deputetëve të tij për të njëjtën çështje. Por kryeministri Rama nuk ka qëndruar kurrë kundër inceneratorëve dhe madje i ka quajtuar si “një ndër krenaritë e qeverisë së tij”. Nga ana tjetër ai ka lëshuar çdokënd nga krahu i tij që është implikuar me to.
Në komisionin e ngritur pikërisht për këtë aferë korruptive, ndoshta më e madhja në historinë e vendit, kryeministri Rama garantoi se ai do të ndalonte të firmoste pagesat për shërbimin e djegësve vetëm kur drejtësia të provonte se aty digjeshin lekë dhe jo plehra.
Por drejtësia, nën përfaqësimin e SPAK nuk e ka bërë këtë. Në 4 vite, skandale të reja kanë buruar nga inceneratorët duke e kthyer në një kakofoni edhe për opinionin publik, por problemi nuk është aspak kompleks: Inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk funksionojnë, por çdo muaj, pagesa miliona euroshe shkojnë drejt administratorëve të tyre, që në fakt janë në arrati pasi SPAK i shpalli në kërkim. Përballë fakteve të hetuara vetë, SPAK refuzon të shpallë inceneratorët aferë korruptive.
Kur kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani raportoi në Kuvend pak ditë më parë, u pyet nga deputeti i opozitës Gazmend Bardhi, se pse nuk ka përfunduar ende hetimi 4-vjeçar për inceneratorët, Dumani tha se “arsyeja e zgjatjes së hetimeve kishte të bënte edhe me plotësimin e strukturës së SPAK.”
Edhe pse SPAK po ecën në të njëjtat gjurmë si qeveria, është sulmuar shpeshherë nga vetë kryeministri Rama dhe kabineti i tij.
Marrë nga rëndesa që ato i shkaktojnë buxhetit të shtetit, një raport i KLSH-së i thoshte qeverisë, se edhe në rast se djegësit do të ishin në funksionon, ato nuk mund të përballohen nga financat e Shqipërisë. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh. Inceneratori i Tiranës ka marrë rreth 50 milionë dollarë, vetëm nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës si transferta të pakushtëzuara, të deklaruara. Përkthyer në 29 euro për ton për çdo qytetar të Tiranës dhe Durrësit. Ndërkohë 34 mln euro të tjera janë parashikuar për 3 vitet e ardhshme.
Para këto që shkojnë në xhepat e treshes më të famshme në vend, Mërtiri-Zoto-Gugallja, administratorë dhe ortakë të kompanive që kanë marrë në dorë inceneratorët.
Në të gjitha këto vite që SPAK vazhdon të hetojë, të tre bashkëpunëtorët i kanë shkaktuar Shqipërisë një dëm ekonomik me vlerë nominale rreth 200mln euro dhe me një dëm të pallogaritshëm në financat publike. Opozita i ka emëruar ata si grup të strukturuar kriminal. Të tre janë në kërkim ndërkombëtar, por paratë vazhdojnë t’ua marrin shqiptarëve.
Pak kohë më parë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, nga ku dalin pagesat për inceneratorët guxoi të thoshte: “Inceneratorët janë shërbim publik, pagesat vazhdojnë të kryhen kur nuk ka ligj që të ndalojë pagesat./Zoom.al
None found
Mbi 10 milionë $ kriptovaluta, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal të vëllezërve Çopja