Aplikacion
Trajneri Orges Shehi foli për mikrofonin e “MCN TV“ pas përfundimit të takimit, ku ndër të tjera tha se ishte paraqitje pozitive.
Barazimi – “Deri diku është ndeshje pozitive. Disa ndërrime ishin për shkak të kontigjentit fizik. Deri diku kemi bërë mirë, edhe pse ka vend për të përmirësuar, sidomos në manovrën ofensive. Është ndeshje me dy takime. Na pret edhe një takim tjetër. Në pjesën e parë ishim më agresivë. Në fund mund të merrnim më shumë gjerësi në krahë. Edhe zëvendësimet për këtë u bënë”.
Ndryshimet në ekip – “E dinim që do të ishte e vështirë, edhe për shkak të efektit kohë. Mbrojtja ishte ndërtuar nga e para. Nuk mund ta kristalizosh skuadrën me 6 lojtarë të rinj në fushë në kaq pak kohë. Golin mund ta kishim interpretuar më mirë. E dimë që me diagonale ata janë lojtarë agresivë. Por meriton komplimenta skuadra që reagoi deri në fund. Meritojnë komplimenta lojtrët e stolit. Siç u thashë edhe në dhomat e zhveshjes, lojtarët e stolit janë më të rëndësishëm“, tha Orges Shehi. /zoom.al/