Aplikacion
Ish-efektivi i forcave “Shqiponja” po gjykohet për akuzën e “vrasjes me dashje” të 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje kjo e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar, në kryeqytet.
Në rast dënimi, Hajdaraj përfiton nga gjykimi i shkurtuar.
Klodian Rasha u qëllua nga Hajdaraj me armën e shërbimit gjatë orës policore, pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve të policisë për të ndaluar. Sipas dëshmisë të autorit, ai e qëlloi pas një ndjekje pasi pikasi një send që Rasha kishte me vete, e që iu duk si armë zjarri.
Policia njoftoi pas ngjarjes se një pistoletë u gjet në një pellg me ujë pranë vendit ku u vra Rasha. Megjithatë, nga hetimet nuk u provua se arma ishte e viktimës. Madje, u hodhën akuza se arma është vendosur për të manipuluar ngjarjen dhe lehtësuar pozitën e efektivit të policisë qëlloi për vdekje të riun.
Vrasja solli një valë protestash në Tiranë, që sollën edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Ngjarja u bë kryefjalë për disa ditë me radhë dhe akuza ndaj efektit të policisë ndryshoi.
Fillimisht, ai u akuzua për vrasje nga pakujdesia, ndërsa më pas akuza u klasifikua në vrasje me dashje.
Autori ka shkrehur pendesë për krimin në gjykatë dhe i ka kërkuar falje familjarëve të viktimës.
Kërkimi 25 vjeçar i Kosovës për drejtësi, fati i mijëra të zhdukurve ende nuk dihet