zoom

Slider

Shehi: Tirana është gati për Dinamo Batumin, afrimet të mbushin me oksigjen

Tirana luan të enjten duke filluar nga ora 20:00 në “Air Albania” ndeshje e parë përballë Dinamo Batumi, për llogari të raundit të parë të Conference League.

Trajneri Orges Shehi, doli në një konferencë shtypi për të analizuar skuadrën e tij dhe kundërshtarin.

Dinamo Batumi – “Kemi parë dy ndeshjet e tyre të fundit, por edhe ndeshjet më përpara. E kemi një opinion për ta. Dinamo është një kundërshtar që meriton respekt”.

Tirana e re – “Kemi shumë ndryshime në skuadër, mund të jetë më e re se ajo që patëm sezonin e kaluar. Edhe pse nuk është kohë e mjaftueshme që lojtarët të njihen me njëri tjetrin. Unë mendoj që është një përballje që çdo futbollist mund ta interpretojë mirë”.


Eksperienca – “Lojtarët që kanë ardhur, kanë eksperiencë europiane. Më duket e largët dita kur kam luajtur vetë. Ne kërkojmë të bëjmë maksimumin, duhet të vlerësojmë detajet e vogla. Kemi lojtarë që kanë prekur nivele të larta, ashtu si unë. Shpresoj të bëjnë më të mirën. Në fundin e sezonit vuajtëm shumë nga dëmtimet. Abazaj dhe Lushkja janë plotësisht të gatshëm, janë 100% të rikuperuar”.

Presioni – “Është i vazhdueshëm, është i mirë nëse di ta menaxhosh situatën. Vjet ishte histori tjetër, këtë vit është tjetër.

Objektivi – “Ne do futemi në fushë me moralin lart dhe të bëjmë më të mirën. Tifozë do të jenë të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë duan që klubet shqiptare të ecin sa më shumë”.

Merkato – “Hoxhallari ka qenë pikë kyçe e jona, ka pasur rëndësinë e vet në skuadër. Jam me idenë që flamujt e një skuadre duhet të mbeten gjatë aty. Ai ka pothuajse gjithë jetën tek Tirana. Klubi meriton respekt që arriti të përmbushë kërkesat e tij dhe të Dokës. Dhe është mirë kur vijnë futbollistë që e njohin ekipin dhe që i do tifozeria. Shpresoj të japin të njëjtin kontribut që kanë dhënë dikur. Përshtatja është gjëja kryesore, me ardhjen e tyre shtohet konkurrenca, por njëri luan sot dhe njëri nesër”. /zoom.al/