Aplikacion
Mbrojtësi, i cili luajti në tre vitet e fundit te Tirana në kampionatin shqiptar, është zyrtarizuar sot si përforcimi më i ri i Dinamos.
Lojtarit i kishte mbaruar kontrata me bardheblutë dhe preferoi të mos rinovonte.
Sot, ai u ka dhënë fund të gjitha dilemave për të ardhmen e tij, duke firmosur kontratën e re me blutë, me të cilët kishte arritur akordin prej kohësh.
“Jocelin Behiratche është zyrtarisht blu! FC Dinamo njofton se Jocelin Behiratche është zyrtarisht pjesë e 18 herë kampionëve. 23-vjeçari që luan në mbrojtje vjen tek blutë pas 3 sezoneve të suksesshme me ekipin e Tiranës dhe ditën e sotme do të vihet menjëherë nën urdhrat e stafit teknik”, njoftoi Dinamo në faqen zyrtare. /zoom.al/