zoom

Aktualitet

Kamioni shemb urën e Darëzezës, 2 makina të tonazhit të rëndë përfundojnë në lumë. Banorët: janë të TAP

Një ndodhi e frikshme ka ndodhur në Fier. Ura e Darëzezës është shembur në orët e para të mëngjesit.

Shkak për këtë është bërë një kamion i tonazhit të rëndë, që ka kaluar në urën e cila kishte një tonazh të përcaktuar.

Shembja e urës ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjerë të zonës. Banorët akuzojnë kontraktorët e TAP që po bëjnë lëvizjet e makinerive nga zona ku po ndërtohej gazsjellësi.

Po ashtu ngjarja vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik dhe do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetare.