zoom

Stil

Fjolla Morina flet e frikësuar: Duan të më shtrojnë në spital, çfarëdo që të më ndodhë mua…

Pas lajmeve se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë dhe se është shtruar në spital, këngëtarja Fjolla Morina ka dhënë një intervistë për të zbuluar versionin e saj për të vërtetën.

Gjatë emisionit “Prive”, Fjolla akuzoi disa persona, emrat e të cilëve nuk i përmendi, se duan ta shtrojnë në spital për të fshehur të vërtetën. Mes këtyre njerëzve, sipas saj, është edhe i dashuri i saj.

“Janë munduar që të më nxjerrin keq mua, që të më çojnë nëpër doktorë, të më shtrojnë në spital që ta humbin dhe ta fshehin të vërtetën. Këta njerëz kanë punuar mbas shpinës time që unë të dështoj. Ta them me gjithë sinqeritetin ky person ka të bëjë me këta dhe jam më mirë vetëm. Këtë e ka dërguar dikush që t’i mbulojë këto gjëra dhe jam shumë e sigurtë. Më është dashur që ta kuptoj sepse ky tipi ka rënë vetë në burg, e gjitha kjo është bërë me skenar. E kam vajzën amerikane, çfarëdo që të më ndodhë mua, ambasada amerikane atje, motra ime në Kalifornia do ta bëjë denoncimin”, tha Fjolla Morina.