Aplikacion
Përplasja ndodhi në zonën e Karahaxhit, e pavarësisht se Dalani udërgua me urgjencë për t’u mjekuar drejt Janinës, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Mjeti me të cilin udhëtonte ish-kryetari i komunës u përplas me një tjetër makinë.
Dy viktima të tjerë u shënuan nga aksidenti i një dite më parë, ku çifti i bashkëshortëve, Adem dhe Sadije Sula u përplasën nga një autobus dhe fatkeqësisht ndërruan jetë këtë të diel në Spitalin e Shkodrës. Çifti që po udhëtonte me motor u përplas nga autobusi që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra pasagjerë nga Lezha.
Viktima e katërt është Gjelosh Rrushaj. Ai u aksidentua të enjten në Rrugën e Dukagjinit, në zonën e Malësisë së Madhe kur mjeti i tij përfundoi në humnerë. Rushaj u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por ndërroi jetë sot për shkak të plagëve të shumta. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjelosh rrushaj humbi vëllanë dhe nipin Pjetër e Jason Rushaj, të cilët u përpinë nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.
CNN nxjerr të dhëna tronditëse: Shqipëria, e para në Evropë për numrin më të lartë të vrasjeve