Aplikacion
Albin Kurti theksoi se Rama anuloi mbledhjen e 14 qershorit në Gjakovë pa arsye, ndaj s’mund të ketë një takim dypalësh mes tyre.
“Ndaj e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takime të tjera”, tha kryeministri Kurti.
Albin Kurti: “Jam në kontakt të drejtpërdrejt me Ramën e di që do të vijë në një vizitë në Shqipëri në kuadër të turit Ballkanik. Është thënë që ky tur Ballkanik ka të bëjë me përgatitjet për Samitin e radhës së Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor, më shumë se sa 3 muaj prej tani. Miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama, meqenëse do të vijë të qëndrojë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë që të mbajmë mbledhjen e dy qeverie që u anulua pa arsye, ndonëse ishte lajmëruar muaj më parë për datën 14 qershor në Gjakovë, 13 marrëveshje do të nënshkruheshin, tani kanë ngelur në sirtar.
Nga këto marrëveshje përfitojnë qytetarët dhe çdo ditë e humbur pa i nënshkruar është dëm për qytetarët, i kam propozuar se mqs po vjen këtë javë të mbajnë mbledhjen e dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë ato marrëveshje që janë në sirtar dhe t’i zbatojmë 1 orë e më parë. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, ne e mbështesim, por samiti i radhës në Tiranë në mes të muajit tetor, jemi në fillim të korrikut, Mirë që bëhen përgatitjet kaq herët, por përderisa i bëjmë kaq herët të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të mbledhjes së dy qeverive.
Ndaj është për mua e nevojshme që ta mbajmë këtë mbledhje, nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, ngelem tek qëndrimi që i kam thënë se për takimin e ne të dyve, kemi kontakt të drejtpërdrejt, takohemi shumë shpesh, nuk langon raporti pse nuk takohen dy kryeministrat ai i Kosovës dhe Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar pa arsye. Ndaj e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takime të tjera.”