Aplikacion
Sipas tyre, fotoja në fjalë mund të jetë bërë në Meksikë. Në këtë mënyrë, shtohen dyshimet se Ervis Martinaj nuk është vrarë, por e ka inskenuar zhdukjen e tij pasi iu vranë të gjithë miqtë. Por asgjë nuk është e konfirmuar.
Që nga muaji gusht i vitit të shkuar, fati i bosit të kumarit mbetet mister. Për herë të fundit, Martinaj është parë më 5 gusht, në orën 21:15, në një hotel në Durrës.
Atë natë, një nga emrat më të lakuar në vend u pa së bashku me një vajzë. Një ditë më pas u larguan nga aty nën shoqërinë e ish-agjentit të Forcave Operacionale, Jeton Lami./ Zoom.al
Detaje nga abuzimi në Kavajë – Vajza i tregoi psikologes se babai e p*ërdhunoni për 4 vite