zoom

Aktualitet

Tritol derës së garazhit në Shkodër, dyshimet e policisë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në lagjen ‘’10 Korriku’’ në Shkodër.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e garazhit në pronësi  të 52 vjeçarit me iniciale A. U.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në  pjesën e jashtme të  garazhit(te dera), në pronësi  të shtetasit A. U., 52 vjeç,  dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.