Aplikacion
Berisha përmendi kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kryeministrin Edi Rama si dy njerëzit që ishin më afër Safet Gjicit dhe për këtë arsye, sipas tij, SPAK duhet të hetojë bisedat mes tyre.
“Rama në batakun e Gjicit. I bëj thirrje SPAK të marrë çdo komunikim të Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës, i bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre, i bëj thirrje të hetojë, se këta qenkan të lidhur si mishi me thoin, Taulanti me Gjicin, dikush thotë në bixhoz, dikush thotë në afera të tjera. I ftoj të bëjnë një hetim të plotë që të kuptojnë si ranë nga qielli 1 mln euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Ramës, Gjici”, tha Berisha para gazetarëve.