Aplikacion
Por teksa nisi të lexonte, ai u kujtua se kishte harruar të vendoste syzet dhe u ngrit për t’i marrë.
Kur u ngrit nga tryeza iu drejtua gazetarëve” “Do më falni se mosha të bën të sajën, kam harruar syzet andej po shkoj t’i marr”.
Ndërsa sa i përket kandidaturës së tij, ai deklaroi: Erdhi në një moment kur e prisja. Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Bashës dhe prisja që rikthimi i tij në skenën politike të kishte premisa të qarta mbi çfarë ndan PD nga Sali Berisha, cila është filozofia politike e kësaj partie që në 32 vite nuk e ka pasur kurrë dhe cilat ishin mënyrë që ai do të përdorte për rindërtimin e Partisë Demokratike.
Në këto 32 vite PD nuk ka bërë kurrë pazare politike që do i toleroja. Isha i bindur që zoti Basha do të kthehej me këto premisa. Kur pashë që asnjë nga këto premisa nuk qëndronte. Flet për hapje të partisë por pa specifikuar në cilat forma. E ndjeva si një sfidë personale për demokratët.”
View this post on Instagram