zoom

Ekonomi

“Luftën” e lavanderisë në QSUT e fiton bashkëshortja e Nikolin Jakës, garon e vetme për 10 mln €

Lufta për tenderat në QSUT ka qenë gjithmonë e ashpër, ndonëse fituesi nuk është munduar shumë.. Në fakt, nuk është një emër surprizë, por firma që operon prej vitesh në këtë spital, e cila ka marrë edhe qindarkat.

Sipas dokumenteve, në tenderin 10 milionë euro ka marrë pjesë vetëm firma “AGS”, ku administratore është znj. Alma Tafani, bashkëshortja e z. Nikolin Jaka, kreut të Dhomës së Tregtisë. Kjo firmë ka ofruar 99 % të fondit limit. Ose më saktë, institucionet po “luftonin” se kush do bënte letrat për t’ia dhënë tenderin firmës që vijon të operojë prej vitesh në QSUT, për të cilën ka pasur dyshime të mëdha se është favorizuar.

Dokumenti është publikuar në datën 22 qershor 2023 në Agjencinë e Prokurimit Publik. Është shpallja e fituesit të tenderit me objekt “shërbim lavanderie për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, me afat të marrëveshjes kuadër 48 (dyzet e tetë) muaj dhe me fond të marrëveshjes kuadër 1,084,945,722 lekë pa TVSH.

Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm firma “A G S” SHPK me një vlerë 1,083,886,500 lekë. Pra, shumë afër fondit limit. Diferenca mes fondit dhe ofertës është vetëm disa lekë “xhepi”, çka do të thotë se fituesi ka marrë edhe qindarkat e fundit./Marrë nga BoldNews