Aplikacion
Nëna e adoleshentit Christine Dawood ka thënë në një intervistë për “BBC” se në fillim kishin planifikuar që ajo të shkonte të eksploronte nën ujë me bashkëshortin, por vendosi t’ja linte vendin e saj të birit, pasi sipas saj ai e donte vërtet atë gjë.
“Ishte hera e dytë që planifikonin të shihnin mbetjet e Titanikut si çift. Herën e parë na pengoi pandemia, ndërsa këtë herë lash djalin. Ditën kur ata hipën në nëndetëse, e gjithë familja ishte e emocionuar, pasi e cilësonin si udhëtimin e jetës. Por, fatkeqësisht rezultoi krejt e kundërta. Ne kishim shumë shpresë, shpresonim shumë që ata të dilnin mbi sipërfaqe shëndosh e mirë”, u shpreh ajo.
Biznesmeni, nënshtetas britanik Shahzada dhe Suleman ishin dy nga pesë viktimat e vrara kur nëndetësja pësoi një ‘shpërthim katastrofik’ vetëm 1600 metra nga harku i Titanikut.
Rekord donacionesh për ceremoninë e presidentit Trump, mblidhen mbi 170 milionë dollarë