Aplikacion
Këshilli i Ministrave ka hartuar një draft të ri për Prokurimet Publike, ku thotë se tashmë edhe operatorët privatë mund të ofrojnë shërbime. Konkretisht, projektligji thotë se “institucionet publike ose private mund të ofrojnë atë që quhet veprimtari ndihmëse për prokurimin publik”. Me veprimtari ndihmëse nënkuptohet platforma elektronike ku mund të bëhen publikimet, konsulencë, përgatitje dhe zhvillim procedurash.
Po ashtu, në dokumentin e ri specifikohet që pjesë e këtij procesi mund të jenë edhe ente të huaja që e ofrojnë këtë shërbim.
Një tjetër ndryshim në draftin e ri është ai i pagesës për të përdorur sistemin e Prokurimit elektronik. “Përdorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik për zhvillimin e procedurave sipas këtij ligji dhe ligjeve të tjera nga autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë kryhet kundrejt pagesës. Tarifat e përdorimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave,” thuhet në dokument.
Më pas, bizneset që fitojnë tenderin do të duhet ta sigurojnë atë deri në 10% të vlerës, para se të bëhet nënshkrimi final tek shoqëritë e sigurimit.
Sipas qeverisë, ky është një element garancie për institucionet publike në rastet e shkeljes së kontratës nga bizneset që fitojnë tenderat.
Një tjetër risi në ligjin e ri të Prokurimeve është centralizimi. Në draft thuhet se Këshilli i Ministrave do të krijojë një organ qendror blerës që do të kryejë procedurat prokuruese në emër dhe për llogari të enteve dhe autoriteteve kontraktuese.
Po ashtu, institucionet me më pak se 15 punonjës do të bëjnë tenderime vetëm me vlerë të vogël, ose do t’i drejtohet organit qendror blerës.
None found
Mbi 10 milionë $ kriptovaluta, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal të vëllezërve Çopja