zoom

Slider

VIDEO/ Elvana po këndonte “Si na”, djali ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës

Jo vetëm dëfrim, muzikë e mirë dhe kërcim. Mbrëmjen e djeshme në koncertin e Elvana Gjatës në stadiumin “Air Albania” pati edhe momente romantike.

Në kohën që Elvana po interpretonte këngën “Si na” në skenë, djali u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës e cila tha “Po” dhe më pas e puthi.

Ky moment u duartrokit dhe u filmia nga të pranishmit në koncert, të cilët e panë propozimin në ekranin e madh në stadium.

Ndërsa vetë Elvana uroi çiftin për vendimin e tyre: “Ore ça bëhet kështu, të trashëgoheni pra”, iu drejtua ajo.

Për të parë videon, klikoni këtu.