Aplikacion
Mediat e huaja shkruajnë se varka mbante rreth 60 persona.
Autoritetet spanjolle thanë se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat e një të mituri dhe një burri dhe shpëtuan 24 persona të tjerë por nuk e dinin se sa njerëz ishin në bord.
Incidenti vendos një shqyrtim të ri mbi reagimin e Evropës ndaj migracionit, pasi një varkë u mbyt pranë brigjeve të Greqisë javën e kaluar.
Anija u fundos rreth 100 milje (160 km) në jug-lindje të Gran Canaria të mërkurën.
Një anije spanjolle e shërbimit të shpëtimit, Guardamar Caliope, ishte vetëm rreth një orë larg nga gomonia të martën në mbrëmje, raportoi Reuters.
Anija nuk e ndihmoi gomonen sepse operacioni ishte marrë përsipër nga zyrtarët marokenë, të cilët dërguan një varkë patrullimi që mbërriti të mërkurën në mëngjes, 10 orë pasi ishte pikasur nga një aeroplan shpëtues spanjoll.