Aplikacion
Por Adrian Çela iku vetë apo e shkarkoi Balluku?
Largimi i Adrian Çelës vjen disa javë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të ngushtë.
Madje Sali Berisha i ka quajti Vangjush Dakon dhe Ardian Çelën si dyshen më mafioze në Shqipëri e Ballkan.
Para pak kohës në një konferencë për shtyp, Balluku është shprehur se “askush nuk s’është i pazëvendësueshëm”. Ndërkohë Çela prej disa mujash nuk është shfaqur në takime për energjinë
Çela erdhi në krye të OSHEE në dhjetor 2014.
Sa nisi punën miratoi disa paketa për pagesat më këste të detyrimeve për familjarët dhe biznesit
Në 6 mujorin e parë të 2015 hartoi një strategji për reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve dhe stabilizimin financiar të shoqërisë. Në pjesën e dyte të 2015 nisën investimet e para pas 30 vitesh në zonat informale të Durrësit dhe Tiranës ku humbjet ishin më të mëdha për shkak të rrjetit të dobët.
Në 2016 dhe 2017 kompania përmirësoi rezultatet financiare.
Në 2020 nisi një kapitull tjetër drejt liberalization ku shoqëria u nda në tre dege, shpërndarja OSSH, FSHU furnizuesi publik, i cili merret me arkëtimet dhe FTL, furnizuesi i tregut të lira që merret me tregtimin e energjisë elektrike, nën ombrellën e OSHEE Group.
Në 2020 kompania u përball me pasojat e pandemisë dhe në 2021 kompania u vu në vështirësi nga thatësira dhe gjithë burimet financiare shkuan për blerjen e energjisë duke reduktuar investimet.
Në tre vitet e fundit kompania u fokusua tek investimet smart.
Para nisjes së reformës niveli i humbjeve ishte rreth 45%, me një normë arkëtimi rreth 70%.
Sot këto të dhëna kanë ndryshuar: humbjet kanë zbritur në 19% në rang vendi (Tirana dhe Durrësi nën 15%), kurse arkëtimet arritën në 96%, sipas burimeve zyrtare.
Paradoksi/ Porti nuk pranon mbetjet se janë të rrezikshme, por si i lejoi të kalojnë?