zoom

Bota

Orë vendimtare për gjetjen e nëndetëses së Titanikut që u zhduk

Marina detare po garon me kohën për të gjetur nëndetësen me 5 persona në bord që do eksploronte Titanik.

Nëndetësja humbi kontaktet pasi u zhyt në rrënojat e Titanikut në Atlantikun e Veriut të dielën.

Oksigjeni pritet të pakësohet së shpejti për pesë personat në bord, rreth 96 orë pas zhdukjes së tij.

Një operacion masiv është duke u zhvilluar për të gjetur nëndetësen, duke përfshirë një flotë ndërkombëtare anijesh me pajisje shumë të specializuara dhe ekspertë teknikë.