zoom

Aktualitet

Aksidentet me dy të vdekur në Tiranë, policia arreston shoferët

Policia e Tiranës ka arrestuar dy drejtues mjetesh, pasi janë shkaktarët e dy aksidenteve me pasojë vdekjen.

Një 34-vjeçar përfundoi në prangat e bluve të kryeqytetin pasi humbi kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku si për pasojë humbi jetën një 35-vjeçar.

Po ashtu është ndaluar edhe një 33-vjeçar i cili përplasi një të moshuar afërsi të TEG.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç;

– K. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin E. K., 82 vjeç;