zoom

Të gjitha

Tjetër firo nga Kukësi, sulmuesi njofton largimin nga verilindorët

Kukësi vazhdon të humbas elementë, me një tjetër lojtar që i ka dhënë fund aventurës së tij te verilindorët.

Sulmuesi Ergys Peposhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se nuk do të jetë më futbollist i Kukësit.

“Përshëndetje! Si çdo fillim ka dhe një fund. Nga sot nuk do jem më pjesë e F.K Kukësit. Falënderoj klubin për këto tre vite që kemi kaluar bashkë me situatat e mira dhe ato të vështira. Falënderoj të gjithë çunat që kam punuar me ta përgjatë këtyre viteve. Faleminderit dhe tifozëve të Kukësit për mbështetjen që i bën ekipit në çdo moment. Me respekt, Ergys Peposhi!”, shkruan 22-vjeçari. /zoom.al/