zoom

Politikë

I martuar, baba dhe gjysh – Pse Gjici nuk i kërkoi falje familjes së tij për aktin dhe… lidhjen?

Pak orë pasi një video intime bëri xhiron e rrjetet e sociale, (SHIKO KËTU) Safet Gjici dha dorëheqjen si kryetar i Bashkisë së Kukësit dhe pak orë më vonë e shkarkoi qeveria.

Ai e njoftoi këtë me anë të një reagimi në Facebook ku thoshte se me vajzën që shfaqet në video ka prej kohësh marrëdhënie intime, ndërsa thekson se regjistrimi dhe shpërndarja e pamjeve janë pjesë e një kurthi nga kundërshtarët politikë.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që s’e bënë dot me votën e kuksianëve. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë, por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth”, shkruan Gjici në faqen e tij në Facebook.

Gjici, i cili është i martuar dhe baba i katër fëmijëve, iu ka kërkuar falje të gjithëve, por jo familjes së tij. Në asnjë rresht të reagimit, Gjici nuk ka asnjë fjalë ndjese për familjen, ndërkohë që para disa është kohësh është bëre edhe gjysh.

“Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jetën kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen”, përfundonn Gjici reagimin e tij në faqen e tij zyrtare në Facebook, ndërsa ka bllokuar edhe komentet e ndjekëseve.