zoom

Aktualitet

Aksident në rrugën dytësore Tiranë-Durrës/ Mjeti del nga rruga, vdes 35-vjeçari, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Nga aksidenti ka humbur jetën 35-vjeçari me iniciale V. M., ndërsa janë plagosur dy të tjerë, shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.