Aplikacion
Mbledhja ishte parashikuar të mbahej të mërkurën, (nesër), në Gjakovë dhe gjithçka ishte bërë gati, por kryeministri Rama sapo njoftoi se ajo nuk do të zhvillohet.
Ky vendim i kryeministri Edi Rama vjen pas kapjes në befasi që ai i bëri qeverisë së Prishtinës duke çuar tinëz saj, një draft për asocacionin, presidentit francez Macron dhe kancelarit Scholz.
Ky draft nuk u konsultua asnjëherë me qeverinë e Prishtinës dhe vetë Albin Kurti reagoi duke i kërkuar Edi Ramës që përpara se të propozonte drafte për asocacionin serb në Kosovë, t’i propozonte Vucic-it një draft për asocacionin e Luginës së Preshevës dhe t’ia dërgonte Vucic-it në takimin e radhës.
Anashkalimi që Rama i bëri qeverisë së Kosovës u komentua ne politikën në Tiranë dhe Prishtinë si thikë pas shpine, që ai i futi qeverisë së Albin Kurtit.
Politikanë dhe komentatorë të shumtë e kanë parë atë si aktin më të paprecedentë dhe të rëndë që një kryeministër shqiptar mund t’i bëjë Kosovës. Anulimi i mbledhjes së dy qeverive është treguesi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në pikën e tyre më të ulët historike./ Zoom.al