Aplikacion
Regjisori, në një intervistë televizive zbuloi pse vjen në këtë moment dasma, pse është zgjedhur pikërisht Toskana dhe si do të jetë e organizuar ceremonia.
“Filmin e mbyllëm, Big Brother e mbyllëm, fëmijët i bëmë, tani bëjmë edhe dasmën. Thamë ta bëjmë edhe gocën që mos thotë goca: ‘Për një pjatë nuk më thërritët në dasmë. Unë edhe Arbana lëvizim goxha dhe një nga vendet tona të preferuara është edhe Toskana. Janë ca kodra shumë të bukura, është ushqimi që na pëlqen shumë, verën e kanë shumë të mirë dhe donim që me rrethin e ngushtë, që ne kemi thërritur te dasma, ta ndajmë këtë eksperiencë dhe ta bëjmë atje. I pari që do këndoj jam unë. Nga 120 veta që janë në dasmë rreth 50 janë këngëtar, do këndojnë shumë veta. Do bëjmë dhe një ceremoni në kishë. Ato kishat janë shumë interesante dhe historike, janë shumë të bukura dhe do bëjmë edhe ceremoninë e kurorës në një nga kishat. Nuk është se na ka lodhur siç të lodhin dasmat përgjithësisht, por pjesën më të madhe të punës ia kam lënë Arbanës”, tha Grishaj.