Aplikacion
Njazi Ceka mësohet se ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve për shkak se kishte shfaqur probleme kardiake në 1 qershor.
Ai po vuante dënimin në burgun e Durrësit dhe ishte akomoduar Spitalin e Burgjeve në Seksionin e Kujdesit të Veçantë.
86-vjeçari është gjetur nga stafi i spitali, që janë përpjekur ti japin ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.
Njoftim për shtyp
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 12.06.2023, rreth orës 05:20 në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë shtetasi Njazi Raki Ceka, i datëlindjes 30.03.1937, (86 vjeç) i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale.
Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij.
Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit Njazi Raki Ceka,
– Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.
– Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.
– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.
– Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.
Sherr mes të rinjve, 4 persona përfundojnë në spital, dy prej tyre të plagosur me sende të forta