Aplikacion
Klubi kurbinas ka njoftuar se ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit Ronaldo Sobowale, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Malishevës në Kosovë.
25-vjeçari është një futbollist me nuhatje para portës, çka vërtetohet edhe nga statistikat.
“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Ronaldo Sobowale për dy sezone. Anglezi ka spikatur në Kosovë te Malisheva, ku shënoi 13 gola sezonin e fundit dhe do të veshë fanellën tonë në vazhdim. I urojmë suksese Sobowale me fanellën bardhezi!”, thuhet në njoftimin e Laçit. /zoom.al/
Shteti shet lirë e blen shtrenjtë. Miliona për qira te privatët, 1 euro për pronat publike