zoom

Slider

Do të performojë për herë të parë në Shqipëri! Këngëtari Ricky Martin: Jam shumë i lumtur

Ylli botëror, Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Shqipëri.

Këngëtari, i cili po zhvillon turin e tij “Ricky Martin Symphonic”, do të jetë në Tiranë më 20 korrik.

Në një postim në Instagram, ai shkruan se është shumë i lumtur që do performojë në kryeqytetin shqiptar.

“Po!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, shkroi Ricky Martin në postim në rrjetin social.