zoom

Slider

Foto/ Detaje nga dasma, ja si janë veshur Elgiti dhe Klea

Disa detaje janë zbuluar nga dasma e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.
Klea duket magjepsëse me një fustan të bardhë ngjitur pas trupit, me flokët të mbajtur bisht. Ndërsa pjesën e bustit, ajo ka zgjedhur ta ketë me gurë në formë lulesh të vogla.

Nga ana tjetër, këngëtari dhe kompozitori i famshëm zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.