Aplikacion
Gjigantët e La Ligës e konfirmuan lajmin përmes një deklarate të shkurtër në internet.
“Real Madrid CF dhe kapiteni ynë Karim Benzema kanë rënë dakord t’i japin fund periudhës së tij të shkëlqyer dhe të paharrueshme si lojtar për klubin tonë”.
Sulmuesi ndërkombëtar francez është lojtari më i dekoruar ndonjëherë për Real Madridin.
“Karim Benzema erdhi në klubin tonë në vitin 2009, vetëm në moshën 21-vjeçare dhe ka qenë një lojtar themelor në këtë epokë të artë të historisë sonë. Gjatë katërmbëdhjetë sezoneve në të cilat ai ka mbrojtur mburojën dhe fanellën tonë, ai ka fituar 25 tituj, një numër rekord për Real Madridin: 5 Champions League, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 3 Copas del Rey dhe 4 Superkupa të Spanjës”.
Benzema, 35 vjeç tani pritet gjerësisht të nënshkruajë një kontratë fitimprurëse me kampionët e Arabisë Saudite, Al Ittihad. /zoom.al/