Aplikacion
Raportohet se nga 11 ushtarët e plagosur, tre janë të rëndë, por jo në rrezik për jetën, edhe pse kanë pësuar djegie dhe fraktura.
Protestat shpërthyen në katër komuna ku kishte zgjedhje komunale. Në Zveçan demonstruesit serbë demonstruan kundër inaugurimit të kryetarit të ri të etnisë shqiptare dhe u kërkua ndërhyrja e policisë.
Disa patrulla të izoluara kërkuan ndihmën e personelit të KFOR-it, duke përfshirë ushtarë italianë dhe filluan të qëllonin.
Disa ushtarë të plagosur kanë pësuar djegie, tre fraktura të lehta, por asnjë nuk është në rrezik për jetën.
Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka shkruar në një postim në Twitter: “Dua të shpreh solidaritetin me ushtarët e misionit të KFOR-it, të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare”, ka thënë ai. “Ushtarët italianë vazhdojnë të angazhohen për paqen”, nënvizoi ai.
Gjatë pasdites këtë të hënë, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.
Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që u dëgjuan edhe sirena.
Aktualisht, protestat e serbëve që refuzojnë të qeverisën nga kryetarët shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme, vazhdojnë në Zveçan dhe Leposaviç. Më e qetë paraqitet situata në Zubin Potok, kur turma u shpërnda.
Në tre komunat e veriut, u bë betimi i kryetarëve të rinj në 25 maj. Një ditë më pas, me ndihmën e policisë, ata u përpoqën të hyjnë në institucion për të nisur punën, por u ndeshën me kundërshtimin e ashpër të serbëve.
Këta të fundit janë mbledhur në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Serbët kanë sulmuar edhe ekipet e mediave shqiptare, që po raportojnë situatën.
Të hënën, KFOR bëri të ditur se ka shtuar prezencën në këto tri komuna, ku që nga 26 maji janë rritur tensionet.