zoom

Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, humb jetën 55-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Tiranë -Elbasan.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë ka humbur jetën një nga shoferët, 55-vjeçari me iniciale Sh. K.

Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale E. Q. është përplasur me automjetin që drejtohej nga 55-vjeçari.  Ky i fundit ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja që udhëtonte në makinën e tij, shtetasja  V. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.