Aplikacion
Mesditën e djeshme, një makinë u përfshi nga flakët, pasi u përplas me një autobus.
Nga aksidenti mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 5 persona të tjerë që udhëtonin me të.
View this post on Instagram
Po ashtu me datën 9 Maj, një mjet doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarëset. Ndërsa më datën 3 maj, në këtë aks drejtuesi i një kamion humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat e anësore të rrugës.
Pas aksidenteve të shumta, banorët dhe drejtuesit e mjeteve kanë hedhur dyshimet se në rrugë hidhet vaj.
Shoferët kanë deklaruar jashtë kamerave se vaji hidhet në orët e para të mëngjesit. Por sipas policisë, aksidentet nuk ndodhin për këtë shkak dhe gjatë kohës së patrullimit nuk kanë vënë re prezencë të vajit.
Pretendimet e qytetarëve lidhen me punonjësit e serviseve dhe karrotrecëve, të cilët sipas denoncuesve, e hedhin vajin me qëllime përfitimi që të dëmtohen makinat dhe t’i rregullojnë aty.
Kjo situatë alarmuese është trajtuar edhe nga emisioni STOP më 11 maj, ku qytetarët shpreheshin se u ishin drejtuar punonjësve të policisë, por askush nuk mban përgjegjësi.
Gjatë një bisede të gazetares me komandantin Emin Spaholli, ky i fundit deklaroi se kanë shkuar në vendin e pretenduar për hedhje vaji, por nuk kanë gjetur gjurmë vaji dhe kanë pastruar rrugën.
Edhe pse thotë se ka dëgjuar nga kolegët se aty hidhet vaj, përsëri nuk është ndjekur çështja. Në fund kur kryepolici mendon, se e ka mbyllur telefonin, dëgjohet të ofendojë gazetarët me fjalor rruge.
Lexoni lajmin e plotë: Hedhja e vajit në rrugën e Prrenjasit, kryepolici lëshon gojën para gazetares: Ju dhimbset ju? T’i q* robt