zoom

Aktualitet

La foshnjën pranë koshit të mbeturinave në Golem, nëna kishte braktisur edhe fëmijën 3-vjeç

Një foshnje e braktisur u gjet ditën e dielë në Golem nga një qytetar. Foshnja ishte braktisur pranë një koshi plehrash në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit.

Vogëlushja ishte braktisur disa orë përpara se të gjendej nga një qytetar që e dërgoi në maternitetin e Durrësit.

Aktualisht foshnja ndodhet e shtruar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se nëna kishte braktisur para pak kohësh edhe një fëmijë 3-vjeç, që është nën kujdesin e shërbimit social.

Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për gjetjen e 22-vjeçares, e cila jetonte në Tiranë dhe më pas është shpëngulur në Durrës.