Aplikacion
Rimal Haxhiu kaloi në avantazh Tiranën në minutën e 54-t të takimit, por festa e tij do të zgjaste vetëm 11 minuta.
Emiljano Vila kthen sërish baraspeshën, ndërsa në minutën e 78 ishte Lorenco Vila ai që ndëshkoi bardheblutë dhe përmbysi rezultatin.
Tre pikët në fund i takojnë Teutës, ndërsa Tirana lëshon terren në garën për titullin kampion.
Bardheblutë tashmë gjenden vetëm dy pikë më shumë se Partizani, i cili mundi 3-1 me përmbysje Kukësin.
Gjelbrim Taipi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10 të takimit, atëherë kur ekzekutoi me saktësi një 11 metërsh.
Por Partizani kundërpërgjigjet 15 miunuta më vonë me anë të Viktor Da Silvës.
Vetëm tre minuta më vonë Atanakskovski përmbys shifrat në 2-1. Për të vulosur fatin përfundimtar të takimit mendon sërish Da Silva në minutën e 59 të ndeshjes.
Braziliani shkon në kuotën e 10 golave, teksa Partizani gjen kështu golashënuesin e tij të ri, që po zëvendëson me sukses Skukën në sulm.
Në ndeshjet e tjera, Egnatia mundi 2-0 Bylisin, ndërsa Kastrioti-Vllaznia u mbyll në barazim 2-2. /zoom.al/