Aplikacion
Presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza ka përjashtuar si diktator drejtorin e klubit shumësportesh Teuta, Kreshnik Leka.
Kjo asamble është zhvilluar për të përjashtuar klubin e Teutës dhe Kamzëz dhe për më tepër është mbledhur vetëm me një mesazh në Whatsapp.
Ky vendim arbitrar vjen pasi presidenti i klubit të Kamzës, Dashamir Çajka, publikoi një foto skandaloze të presidentet Gjoza, i cili i kishte dërguar një mesazh ish-punonjëses së FSHP-së, se çfarë ngjyre i donte të brendshmet.
Kur mblidhet Asambleja e jashtëzakonshme sipas statutit duhet njoftohen klubet një muaj përpara me shkresë zyrtare dhe iu vihet në dije edhe rendi i ditës se për çfarë duhet të diskutojnë. Gjithashtu duhet të vihet në dijeni edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Asambleja e jashtëzakonshme mblidhet me miratimin e 1/3 të anëtarëve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Elez Gjoza ka shkelur statutin që kur u rigjodh në dhjetor të 2020.
Që ne fillim të marrjes së mandatit, shkarkoi dy anëtar me vendim të komitetit drejtues. Kjo është shkelje e statutit të FSHP-së, sepse çdo shkarkim ose emërim duhet të bëhet me votë nga përfaqësues të asamblesë.
Rezultatit i votimit pasi miratohet në gjykatë, i dergohet me shkresë edhe ministrisë së arsimit dhe sportit, gjë qe nuk ka ndodhur.
Të njëjtën shkelje Elez Gjoza e bëri edhe në prill duke shkarkuar drejtorin e klubit Teuta, Keshnik Leka dhe nuk e lejoi të futej në asamble. /Zoom.al/
U gjet i pajetë në oborr, policia: 81-vjeçari është vrarë! U godit në pjesën e pasme të kokës