zoom

Aktualitet

VIDEO/ Arrestohet hajduti i farmacive në Tiranë, momenti kur përleshet me punonjësen

Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur në dy farmaci në Tiranë.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga policia e Tiranës, Egert Boçi është futur i qetë në farmaci, i veshur me rroba që i mbulonin në tërësi fytyrën dhe shkon pranë arkës dhe i zhvat paratë farmacistes, njëra prej tyre bën rezistencë, por autori ja del të ikë me vrap.

Edhe në vjedhjen e dytë që autori ka kryer, ai sërish ka shkuar pranë arkës dhe ka vjedhur paratë, teksa edhe vjedhjet i kryente me doreza, pra duket se nuk është hera e parë që kryen vjedhje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Egert Boçi ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë.

– Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”;

– Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën “Loni Ligori”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

https://

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)