zoom

Aktualitet

Greqia zgjohet nga tërmeti, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.8 të shkallës Rihter kanë tronditur kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Instituti europian gjeologjik bën me dije se lëkundja është regjistruar rreth orës 00:34.

Tërmetet me thellësi 5 dhe 10 kilometra e kishin epiqendrën në afërsi të Pylit, fshat në njësinë rajonale Follorinë, Greqi.

Nga burimet paraprake mësohet se lëkundjet janë ndjerë ndjeshëm në Korçë dhe fshatrat në kufi, dhe se ka shkaktuar dëme të vogla materiale.