Aplikacion
“Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatepjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor! Në se lajmi që në një natë të shenjtë po “blehen” vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet Harram! “Profesionistët” e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës”,-shkruan Majko.
Mes të tjerash, ai thekson se qytetarët hasjanë nuk mund të blihen me detergjentë dhe ilaçe rrobash dhe e mbylli reagimin e tij duke thënë se vetë hasjanët do vendosin me votë në 14 maj.
“Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blehet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për “ilaç” rrobash! Megjithatë, cdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër! Hasjanët do vendosin me votë”,-përfundon deputeti i PS.