Aplikacion
“Do të mbërrijmë kryelartë në 900 euro pagë mesatare“, është shprehur kryeministri Edi Rama.
Ekspertët e ekonomisë e shohin më skepticizëm këtë premtim.
“Rritja e pagave është premtuar në mënyrë të tillë që është e krahasueshme me firmat piramidale. Ka 0 shanse që qeveria t’i rrisë pagat 900 euro brenda vitit 2024. Është një deklaratë absurde dhe një gënjeshtër elektorale e pacipë. Nuk është e mundur që në një ekonomi që rritet me 5% në vit, ti të bësh lëvizje, pra rritje pagash me 20% në vit, sepse paratë dalin po nga kjo ekonomia që rritet me 5% në vit. Nuk mundet që paratë të dalin nga asgjëja.
Një faktor tjetër që është shumë i rëndësishëm, duhet të kemi parasysh që Edi Rama I ka bërë lekët koncensione dhe nuk i ka bërë paga. Kështu që përsa kohë ai ka bërë koncensione dhe kontratat koncensionare vazhdojnë të paguhen, natyrisht që nuk ka para për të paguar paga më të larta. Është gënjeshtër e pacipë e një kryeministri që është përballë përgjegjësisë që ka 10 vjet në qeveri dhe ekonomia nuk rritet.
Një situatë e tillë ka ekzistuar në Serbi, një dekadë pas rënies së Millosheviçit, kur qeveria bënte zgjedhje një herë në dy vjet. Sa herë bënte zgjedhje rriste pagat me 20%, kjo gjë shkaktonte rritje të çmimeve me 20%, pastaj bëheshin zgjedhje dhe rifillonte nga e para gjithçka.
Ne nuk jemi në të njëjtat kushte, pasi Banka Qendrore është e pavarur dhe nuk ka dhënë shenja që do të financojë qeverinë drejtpërdrejt, rrjedhimisht që kjo mbetet një përrallë paraelektorale”, shpjegon Gjergji Erebara, ekspert për Ekonominë./TCH