zoom

Aktualitet

U dhunua për një javë nga bashkëjetuesi, 28-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua në mes të Tiranës, pasi 31-vjeçari Gleard Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare.

Ishte ndërhyrja e policisë ajo që parandaloi një tragjedi të mundshme.

28-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bashkë me 31-vjeçarin policia arrestoi edhe Besmir Nurçellarin, Arjan Shetan, Bledi Kateshin dhe Erlind Kateshin, te cilët ndihmuan autorin në fshehjen e provave dhe largimin e tij nga vendngjarja.