zoom

Stil

“Qeveria”e BBV:Nëse thyhen 5 rregullat e shtëpisë,nga 12 orë burg deri te dalja në “prime”pa grim

Luiz Ejlli, Elvis Pupa dhe Qetsor Ferrunaj kanë diskutuar mbrëmjen e djeshme edhe për ligjet që do vendosen në “Big Brother VIP2”.

Këngëtari i njohur propozoi që zgjimi të bëhet me orar, pasi qeveria të ngrihet nga gjumi dhe pas ndërrimit të baterive.

Në momentin e fikjes së dritave, Luizi propozoi që të gjithë të flasin me zë shumë të ulët, për të respektuar pjesën tjetër që ka nevojë të qetësohet.

Qetsori, nën cilësinë e Ministrit të Brendshëm propozoi që përshëndetjet të bëhen me detyrim, duke qenë se disa banorë nuk thonë as “Mirëmëngjes”.

Një tjetër pikë që është kthyer në shqetësim për shumicën e banorëve, ka qenë pikërisht rrëmuja e vazhdueshme. Si dhe rregulla për përfshirje në debate.

Për këtë, qeveria vendosi që pas çdo përfundimi mëngjesi, dreke, darke apo vakti të ndërmjetëm, gjithësecili të lajë pjatën apo gotën e tij.

Rregullat që do të shoqërohen me dënime janë:

1-Fjalët ofenduese në shtëpi.
2- Mos respektimi i lojërave.
3- Aleancat në shtëpi.
4- Fikja e mikrofonave.
5-Pastrimi i shtëpisë dhe gatimi.

Për këto shkelje, qeveria duhet të miratojë një projektligj, që në momentin që një banor shkel një apo më shumë prej këtyre rregullave të dënohet.

Për pikën 1, banorët vendosën që dënimi të vendoset nga 4 deri në 12 orë burg. Në rast përsëritjeje, i njëjti banor do dënohet me 12 orë të plota burg.

Për pikën 2, qeveria vendosi që penaliteti të jetë pastrimi i tualeteve dhe i kuzhinës. Në rast përsëritje, u vendos pastrim i të gjithë shtëpisë.

Për pikën 3, u vendos hedhje në pishinë për 5 herë me rroba. E dyta, fjetje në verandë dhe e treta përjashtim nga buxheti.

Për pikën 4, u vendos 20 herë rrotullime me vrap të lehtë rreth pishinës. E dyta, shkelësi kishte për detyrë të pastronte korridorat dhe dhomën e ndenjjes. E treta, dënim me thyerje vezë në kokë dhe e katërta, burg 2 deri në 4 orë.

Për pikën 5, qeveria vendosi që në “Prime”, djemtë të dalin me pantallona të shkurtra dhe me këmishë, ndërsa vajzat të dalin pa make up dhe pa rregulluar flokët.