Aplikacion
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në rezolutën e saj të datës 7 prill 2011, ka shpallur 12 prillin si ditën ndërkombëtare të fluturimit të njeriut në hapësirë.
12 prill 1961 ishte data e fluturimit të parë të njeriut në kozmos, i kryer nga shtetasi sovjetik Juri Gagarin.
Kjo ngjarje historike hapi rrugën për eksplorimin e hapësirës kozmike për të mirën e të gjithë njerëzimit.
Cili është qëllimi i festimit të kësaj dite?
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kujton këtë ditë për të shprehur interesin e përbashkët të njerëzimit që promovon përdorimin e hapësirës së jashtme për qëllime paqësore.
Historia e arritjeve njerëzore në Hapësirë:
5 Tetor 1957: Bashkimi Sovjetik dërgoi satelitin e parë në orbitë rreth tokës. Ishte një mjet i rrumbullakët i quajtur Sputnik – që rusisht do të thotë pikërisht satelit. Kjo ishte një arritje e mahnitshme shkencore, por ata që e realizuan këtë nuk mendonin se një ditë do të pushtonin hapësirën. Kjo hapi rrugën për eksplorimin e hapësirës.
12 Prill 1961: kozmonauti Yuri Gagarin bëri historinë duke u ngjitur në kapsulën e “Vostok 1” që e çoi drejt hapësirës ku kreu orbitën rreth planetit e më pas u kthye sërish në Tokë shëndoshë e mirë. Në këtë ditë në vitin 1961 piloti rus Juri Gagarin kreu fluturimin e parë historik në hapësirë me anijen kozmike “Vostok”.
16 qershor 1963: Valentina Tereshkova ishte gruaja e parë që orbitoi Tokën 48 herë në kapsulën e saj hapësinore, Vostok 6. Ky ishte udhëtimi i saj i vetëm në hapësirë.
20 korrik 1969: Neil Armstrong u bë njeriu i parë që zbriti në sipërfaqen e Hënës.
17 korrik 1975: Apollo dhe Soyuz ishte fluturimi i parë i përbashkët hapësinor SHBA-Rus. Kjo ngjarje u bë misioni i parë ndërkombëtar njerëzor në hapësirë