zoom

Aktualitet

Shpërndante kokainë në zonën e “Komunës së Parisit”, arrestohet vajza në Tiranë

Një vajzë 34-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë doza kokaine.

Policia bën me dije se janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe një pjesë e saj e ndarë në 40 doza gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja D.B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje”, njofton policia.