Aplikacion
E kishte qëlluar me një pistoletë pa leje në 4:00 të mëngjesit, teksa ajo po flinte në dhomën e gjumit me vajzën 2-vjeçare. I shoqi ishte në punë, si taksist.
Vrasja e dyfishtë i shtohet bilancit të rëndë të viktimave të kriminalitetit. Në 1 muaj janë 9 të vrarë e 16 të plagosur, të gjithë me armë zjarri e armë të ftohta.
3 të vrarë e 11 të plagosur është bilanci vetëm për këtë javë.
Në Shkodër 3 të plagosur me thikë, në Laprakë 3 plagosur me thokë, në Kavajë 2 të vrarë pas një sherri banal ku u përdorën thika e pistoleta, në Tepelenë një burrë plagosur me thikë bashkëshorten, në Shijak një i plagosur me thika.
Shifrat flasin vetë. Kriminaliteti është ulur këmbëkryq para nesh si pasqyra ku shoqëria sheh vetveten. Numri i vrasjeve dhe plagosjeve, armët pa leje që gjenden kudo, përmbysin çdo propagandë qeveritare. Ato nuk janë pjesë e podcast-eve që ka nisur kryeministri, sepse rrëzojnë pikërisht propagandën për të cilën ai po shton të folurën. /Zoom.al
Goditi me thikë 41-vjeçarin, arrestohet autori me dy emra! Ishte fshehur në banesën e të vëllait