zoom

Aktualitet

Sherr me thika në një lokal në Shkodër, ka të plagosur. Dalin detajet e para

Një sherr që ka degjeneruar në përdorimin e thikave mes të rinjve është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në një lokal pranë Poliklinikës.

Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur 3 persona. Të tre ndodhen në spital duke u trajtuar me ndihmë mjekësore, por për njërin prej tyre gjendja paraqitet më e rëndë, ndaj mjekët po kryejnë trajtim më të specializuar në sallën e operacionit.

Ndërkohë, dy të plagosurit e tjerë kanë marrë plagë më të lehta.